Burime të besueshme të Gazetës X bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes patrullat policore kanë hasur në gëzhoja të armës së gjuetisë, ndërsa i dyshuari e ka pranuar se kishte shtënë me armë më datë 31 dhjetor 2025.
Si i dyshuar në këtë rast është identifikuar Shyqyri Duraj, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë siguruar provat materiale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Përdorimi i armës”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.