Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin
👉 Shiko më shumë 👈

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq.

Sipas policisë, ai dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, me veturën e tij me targa të Beogradit, raporton IndeksOnline.

Policia ka konfirmuar se arrestimi i të dyshuarit u bë në fshatin Tersava, rreth orës 15:00.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”./

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈