“Më datë 05.01.2026, në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, personi E.A. (17 vjeç), duke lëvizur me automjetin VW Golf me targa vendore, nuk është ndalur në shenjën ‘STOP’ të dhënë nga policia. Më pas, duke vazhduar lëvizjen, në rrugën magjistrale në fshatin Bibaj të Ferizajt, ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale, duke u përplasur me një automjet tjetër,” bëri të ditur Policia e Ferizajt.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit, policia ka konstatuar se i dyshuari nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa automjeti që drejtonte ishte i paregjistruar, me afat regjistrimi të skaduar që nga 13.10.2024.
Ai është gjobitur me: 150 euro për mosndalje në shenjën ‘STOP’ të policisë, 250 euro për shkaktim të aksidentit të trafikut dhe 200 euro për drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit.
Gjithashtu, është inicuar rast për gjykatë për kundërvajtje për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë qytetarët që të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi dhe të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion,” thuhet në njoftim.
GAZETA X / INFORMOHU I PARI