Zjarret vdekjeprurëse në Kili: 18 të vdekur dhe mbi 50 mijë të evakuar, shpallet gjendje emergjente

Zjarret vdekjeprurëse në Kili: 18 të vdekur dhe mbi 50 mijë të evakuar, shpallet gjendje emergjente
👉 Shiko më shumë 👈

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric shpalli gjendje katastrofe në dy rajone të goditura nga zjarret vdekjeprurëse, të cilat kanë lënë të paktën 18 të vdekur.

Mbi 50 mijë persona janë evakuuar nga rajonet Nuble dhe Biobio, që ndodhen rreth 500 km në jug të Santiago, kryeqytetit të vendit, raporton BBC.

Boric ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, transmeton X.

Zjarri më i fuqishëm ka përfshirë pyjet e thata që kufizohen me qytetin bregdetar të Concepcion, ndërsa rreth 250 shtëpi janë shkatërruar, sipas zyrtarëve të fatkeqësive.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈