Presidentja Osmani pas takimit me komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes

Presidentja Osmani pas takimit me komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes
👉 Shiko më shumë 👈

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash tha se siguria garantohet me angazhim të përditshëm dhe partnerë të besueshëm.

Ajo u shpreh se bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

“Në takim me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas, e falënderova për lidershipin e tij dhe për rolin e KFOR-it në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim. Bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon, e në veçanti përballë veprimeve të vazhdueshme destabilizuese të Serbisë”, shkroi Osmani.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈