Kanosi ish bashkëshorten me thikë në Bresje, ndërhyjnë vajzat dhe e ndalin – i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kanosi ish bashkëshorten me thikë në Bresje, ndërhyjnë vajzat dhe e ndalin – i dyshuari dërgohet në mbajtje
👉 Shiko më shumë 👈

Një incident serioz është raportuar mëngjesin e së dielës në Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua ka deklaruar se është kanosur me thikë nga ish bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur më 18 janar 2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Mumin Gashi”, ku viktima Sh. H rreth 45 vjeç ka raportuar se ish bashkëshorti B. H rreth 49 vjeç e ka kanosur me thikë.

Burimet bëjnë me dije se edhe pas ndarjes, ish bashkëshortët kishin vazhduar të bashkëjetonin deri në ndarjen e banesës. Situata dyshohet se ka eskaluar pasi në shtëpi kishte qenë mysafir një vajzë, ku i dyshuari e ka pyetur viktimën se “kush është ai person”, dhe më pas ka nxjerrë një thikë të vogël, duke e mbajtur në dorën e djathtë, i gatshëm për goditje dhe është vërsulur drejt saj.

Në ato momente, sipas viktimës, kanë reaguar vajzat e tyre, të cilat kanë bërtitur dhe kanë hyrë në mes për ta ndalur.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe i është lëshuar raport mjekësor, ndërsa përveç shqetësimit, tek ajo nuk janë vërejtur shenja dhune fizike.

Policia ka kërkuar mjetin e mprehtë, por thika nuk është gjetur.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosja”, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈