Lajmi Fundit | Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë

Lajmi Fundit | Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë
👉 Shiko më shumë 👈

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e gruas që u gjet pa shenja jete më 18 janar 2026 në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Selim Grajqevci” në Fushë Kosovë.

Bëhet fjalë për Hysa Latifi rreth 57-vjeç, e cila u gjet e pajetë, ndërsa sipas vlerësimeve fillestare të ekipit mjekësor nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e saj.

Njësitë policore, hetuesit dhe forenzika rajonale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në ora 11:20.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor në IML, për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈