Kosova ngjitet në pozitën e 79-të në ranglistën e FIFA-s

Kosova ngjitet në pozitën e 79-të në ranglistën e FIFA-s
👉 Shiko më shumë 👈

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje në ranglistën e re të FIFA-s, e cila u publikua të hënën pasdite, vetëm një ditë pas përfundimit të Kupës së Afrikës. Nga vendi i 80-të në dhjetor, Kosova tashmë është ngjitur në pozitën 79, që përbën renditjen më të mirë në histori për Dardanët.

Kjo lëvizje u mundësua edhe nga rënia e Gabonit për tetë pozita, pas humbjes së tri ndeshjeve në Kupën e Afrikës, duke u vendosur në pozitën e 86-të. Si rezultat, disa kombëtare, përfshirë Kosovën, kanë fituar nga një apo dy pozita.

Në muajin mars, Kombëtarja dardane përballet me sfidën historike të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026. Më 26 mars, Kosova luan gjysmëfinalen kundër Sllovakisë në Bratislavë. Fituesi i këtij dueli do të përballet në finale me Turqinë ose Rumaninë.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈