Më shumë se 100 automjete, përfshirë disa kamionë të mëdhenj, u përfshinë në një aksident zinxhir në autostradën Interstate 196 në perëndim të Michiganit, si pasojë e kushteve ekstreme të motit dhe shikueshmërisë pothuajse zero.
Sipas autoriteteve lokale, autostrada u mbyll në të dy drejtimet për disa milje dhe pastrimi i rrugës pritet të zgjasë me orë të tëra.
Ekipet e emergjencës dhe shërbimet rrugore ndodhen në terren për të ndihmuar të përfshirët dhe për të rikthyer qarkullimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Zona po goditet nga stuhi të forta bore, të cilat kanë krijuar kushte shumë të rrezikshme për udhëtim.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin paralajmërimet e motit deri në përmirësimin e kushteve.