Ditë më parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kishte dërguar një shkresë zyrtare, FFK-së.
MKRS-ja e kishte paralajmëruar FFK-në të bëjë disa ndryshime statutare para se ta zhvillojë Kuvendin Zgjedhor.
“Para se të procedohet me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të paralajmëruar për datën 05 shkurt 2026 është e domosdoshme që FFK të ndërmarrë harmonizimin e disa çështjeve thelbësore të Statutit dhe akteve të tejra normative konkretisht:”.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, FFK i reagoi MKRS-së ku publikoi një video të Kuvendit të kaluar.
“FFK ka miratuar ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me Ligjin e ri të Sportit, si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s në punimet e Kuvendit të kaluar. Faktet flasin vetë, prandaj e risjellim momentin e këtyre ndryshimeve”, shkroi FFK në faqen zyrtare.