Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, kur një person i maskuar, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, ka hyrë në recepsionin e objektit “Villa Premium”, ku ka kërcënuar me armë zjarri recepsionistin P. B.
Sipas të dhënave që ka siguruar Gazeta X, i dyshuari ka kërkuar para nën kërcënimin e armës, ndërsa viktima ka dorëzuar shumën prej 1.200 euro. Pas grabitjes, personi i dyshuar është larguar në këmbë në drejtim të arave, duke u zhdukur në një drejtim të panjohur, shkruan Gazeta X.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa në koordinim me prokurorin kompetent rasti është iniciuar si “Grabitje”.
Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.