Fillim i vështirë për Füllkrugun në Milano, i vidhen bizhuteri me vlerë rreth 500 mijë euro

Fillim i vështirë për Füllkrugun në Milano, i vidhen bizhuteri me vlerë rreth 500 mijë euro
👉 Shiko më shumë 👈

Përshtatja e Niclas Füllkrugut në Milano ka nisur keq, pasi sulmuesi gjerman është vjedhur në dhomën e hotelit ku po qëndronte, duke humbur bizhuteri luksoze me vlerë rreth 500 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte jashtë për ndeshjen në Como, ndërsa policia dhe Kriminalistika e Milanos po hetojnë rastin. Denoncimi është bërë nga një drejtues i Milanit.

Ndërkohë, Füllkrug vijon të vuajë nga një dëmtim në gishtin e këmbës dhe ndaj Lecces do të jetë në stol. Pavarësisht vështirësive, trajneri Max Allegri e ka vlerësuar për shpirtin e sakrificës dhe përkushtimin ndaj ekipit.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈