Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së

Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së
👉 Shiko më shumë 👈

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi del të jetë me 4,977 vota më pak gjatë këtij procesi.

Pas tij është Nait Hasani të cilit deri tani i janë hequr 3 mijë e 77 vota. Kujtim Gashi në anën tjetër është me 1,977 vota më pak.

Nga ndryshimet e bëra përgjatë rinumërimit, Uran Ismaili është kandidati nga radhët e kësaj partie që rezulton se është dëmtuar më shumë nga të gjithë. Atij tani i janë shtuar 675 vota. Pas. tij është Arian Tahiri i cili ka tani 587 vota më shumë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, atij që iu zbuluan vota të vjedhura gjatë procesit të rinumërimit, është kandidati për deputet, Arbër Rexhaj. Atij i janë hequr deri tani 534 vota.

Pas tij është Rea Krasniqi me –536 vota. Në këtë parti, është Hajrulla Çeku, atij të cilit i janë shtuar votat, 155 .

Në LDK, kandidatit Xhavit Uka deri tani i janë hequr 1,505 vota. Driton Selmanajt 1,009 , dhe 520 i janë hequr kandidatit, Anton Quni.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈