Skuadra e Napolit shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Sassuolos në ndeshjen e javës së 21-të në Serie A.
Në minutën e 67’të, futbollisti kosovar, Amir Rrahmani pësoi një lëndim dhe u detyrua të largohet nga fusha.
Lëndimi i Rrahmani ka vënë në alarm klubin italian.
Asistenti i Conte-s, Cristian Stellini ka paralajmëruar krerët e klubit se skuadra ka nevojë për transferime.
“Na duhen më shumë lojtarë. Nëse disa nuk po përdoren, aty është një arsye”, u shpreh Stellini.
Deri tani nuk dihet ende shkalla e lëndimit të Amir Rrahmanit.