Ekskluzive | Sulmon policin brenda stacionit, kanos zyrtarët dhe shkatërron kompjuterin – 55-vjeçari përfundon në ndalim

Ekskluzive | Sulmon policin brenda stacionit, kanos zyrtarët dhe shkatërron kompjuterin – 55-vjeçari përfundon në ndalim
👉 Shiko më shumë 👈

Ekskluzive

Ekskluzive | Sulmon policin brenda stacionit, kanos zyrtarët dhe shkatërron kompjuterin – 55-vjeçari përfundon në ndalim
news image
sinjali
Sinjali.com
10 Janar 2026 22:15
Një incident i rëndë ka ndodhur sot paradite brenda Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ku një person i shoqëruar nga policia ka kaluar në sulm fizik ndaj zyrtarit policor, kanosje dhe dëmtim të pasurisë shtetërore.

Burime të Gazetës X bëjnë të ditur se më 10 janar 2026, në intervalin kohor 10:00–11:00, në rrugën “Toni Bler”, zyrtarët policorë kanë shoqëruar në stacion L. B rreth 55 vjeçar për shkak të moszbatimit të urdhrit zyrtar.

Gjatë procedurës policore, konkretisht në momentin e largimit të prangave, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke e goditur në pjesën e nofullës, ndërsa më pas ka shkelmuar një kompjuter, duke shkaktuar dëmtimin e pajisjes dhe shtëpizës së saj.

Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është përfshirë edhe Njësia për Hetimin e Personave (NJHP), e cila ka marrë në trajtim rastin. Janë intervistuar zyrtarët policorë në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa L. B është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale:
• Sulm ndaj personit zyrtar
• Kanosje
• Dëmtim apo asgjësim i pasurisë

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim, ndërsa Gazeta X do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈