Ekskluzive | Rrahje në parkingun e ETC në Mitrovicë, taksisti dyshohet se goditi punëtorin dhe u largua drejt veriut

Ekskluzive | Rrahje në parkingun e ETC në Mitrovicë, taksisti dyshohet se goditi punëtorin dhe u largua drejt veriut
👉 Shiko më shumë 👈

Një incident është shënuar pasditen e së shtunës në Mitrovicë të Jugut, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike në afërsi të marketit “ETC”.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 15:40, në rrugën “Bislim Bajgora”, ku është raportuar një rrahje në progres.

Në këtë rast, të përfshirë dyshohet se kanë qenë Aleksander Avdalovic, rrreth 22-vjeçar dhe Besim Aliu, rreth 60-vjeçar.

Sipas informatave, njëri nga ta ishte mirëmbajtësi i parkingut të ETC-së, ndërsa tjetri ishte taksist, i cili po priste me veturën e tij në parking.

Ngjarja dyshohet se ka nisur pasi punëtori i parkingut i ka kërkuar taksistit të largohet nga vendi, me arsyetimin se hapësira ishte e rezervuar. Në ato momente, taksisti dyshohet se ka reaguar me fyerje në gjuhën serbe, duke vazhduar më pas drejt tij dhe duke e goditur me grushte disa herë.

Përleshja është ndalur nga një kalimtar i rastit, ndërsa taksisti është larguar menjëherë në drejtim të Mitrovicës së Veriut.

Si pasojë e goditjeve, lëndime ka pësuar në fytyrë dhe buzë punëtori i parkingut të marketit “ETC”.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe njësia e hetimeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin kujdestar janë udhëzuar që të sigurohen kamerat e sigurisë, si dhe të intervistohen palët dhe dëshmitarët.

Pas intervistimit të të përfshirëve dhe analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, rasti është iniciuar si “Sulm”.

Hetimet janë në zhvillim e sipër për ngjarjen dhe pritet që të dy të dyshuarit të trajtohen në cilësi të persovave të dyshimtë.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈