PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj është i papranueshëm

PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj është i papranueshëm
👉 Shiko më shumë 👈

Partia Demokratike e Kosovës ([PDK) ka reaguar ndaj procesit të rinumërimit të votave dhe mospërputhjet e evidentuara në disa komuna të Kosovës.

Kjo parti i konsideron të papranueshme indikacionet për cenim apo manipulim të votës, shkruan Arbresh.info.

“Vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim jokorrekt ose përpjekje për manipulim shkelë parimet demokratike që ne mbrojmë.”, thuhet në njoftim,

“Standardi ynë është i qartë dhe çdo votë duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe kujdes, nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve.”, thuhet tutje.

“Partia Demokratike e Kosovës i pret konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me besimin se e vërteta dhe vullneti i qytetarëve do të reflektohen saktë dhe në përputhje me ligjin. Partia Demokratike e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e palëkundur për integritetin e procesit zgjedhor dhe për respektimin e votës së qytetarëve.”, njofton kjo parti./Arbresh.info

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈