Ekskluzive | Rrahje me mjete te forta dhe sprej ne Prishtine, dy te dyshuar perfundojne ne mbajtje

Ekskluzive | Rrahje me mjete te forta dhe sprej ne Prishtine, dy te dyshuar perfundojne ne mbajtje
👉 Shiko më shumë 👈

Nje rast i lendimit te lehte trupor eshte regjistruar pas mesnate ne kryeqytet, ku fillimisht te dyshuarit u liruan, por me pas perfunduan ne mbajtje pasi u siguruan prova video.

Sipas informatave qe ka siguruar Gazeta Sinjali, me date 11.01.2026, rreth ores 00:30, policia ka pranuar raportim per nje rrahje ne progres ne rrugen Shaban Shala ne Prishtine.

Ne vendin e ngjarjes kane dale njesite relevante policore, ku kane takuar ankuesin L. B (2000), si dhe dy persona te dyshuar Kadri Goxhufi rreth 31 vjeç dhe Sokol Neziri rreth 28 vjeç. Te gjithe jane shoqeruar ne Stacionin Policor Veriu per intervistim.

Fillimisht, te dyshuarit kane mohuar se kane sulmuar viktimen dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, jane liruar ne procedure te rregullt.

Megjithate, situata ka marre tjeter rrjedhe pas sigurimit te video-incizimeve, ku sipas burimeve te Sinjalit, shihet qarte se te dyshuarit kane perdorur mjete te forta dhe sprej per sy kunder viktimes.

Pas ketyre provave, Kadri Goxhufi dhe Sokol Neziri jane intervistuar serish, kete here ne cilesine e te dyshuarve dhe ne prezencen e avokatit mbrojtes. Me vendim te Prokurorit te Shtetit, ndaj tyre eshte caktuar masa e mbajtjes per 48 ore.

Rasti po trajtohet si “Lendim i lehte trupor”, ndersa hetimet po vazhdojne per sqarimin e plote te rrethanave te incidentit.

Gazeta X do t’ju mbaje te informuar per cdo zhvillim te ri lidhur me kete rast.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈