Një objekt fetar ka qenë cak i një vjedhjeje të rëndë në Graçanicë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burime të besueshme, të afërta me hetimin.
Sipas informatave, rasti është raportuar më 08 janar 2026, rreth orës 18:20, në fshatin Livadje – Graçanicë, ku është konstatuar se persona të panjohur kanë thyer dhe depërtuar në objektin fetar, përkatësisht në Kishën Sveti Gligorije.
Ankuesi, N.M, ka deklaruar se ka vërejtur shenja thyerje në dritaren e kishës, por për momentin nuk dihet nëse nga brendia është vjedhur ndonjë send, pasi prifti i kishës nuk ka qenë prezent dhe pritet deklarata e tij pas kthimit nga udhëtimi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesia dhe krim-teknika, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë evidentuar gjurmë të thyerjes nga persona ende të paidentifikuar.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë në procedurë të rregullt për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.