Një armë zjarri është gjetur e braktisur gjatë orëve të para të mëngjesit në Prishtinë, çka ka bërë që në vendngjarje të aktivizohen njësitet policore dhe krim-teknika.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 18.01.2026, rreth orës 01:30, në rrugën “Lidhja e Pejës”, konkretisht në parkingun e pompës së derivateve “Kastrati”, ku njësia e trafikut ka hasur në një pistoletë të hedhur në tokë.
Menjëherë pas informatës, në lokacion kanë dalë njësitë policore, hetuesi kujdestar dhe krim-teknika, të cilët kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa ende nuk dihet se kujt i përket arma dhe si ka përfunduar e braktisur në atë lokacion.