👉 Shiko më shumë 👈

Edonë Hoti dhuron pagën mujore për familjet në nevojë dhe të goditura nga vërshimet në Malishevë

Anëtarja e Kuvendit Komunal në Malishevë nga Nisma Socialdemokrate, Edonë Hoti, ka bërë të ditur se pagën e saj për këtë muaj e ka ndarë për familjet që po përballen me vështirësi ekonomike, si dhe për ato që janë prekur nga vërshimet e fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se në kohë të vështira solidariteti dhe humaniteti duhet të jenë prioritet, duke shtuar se askush nuk duhet të mbetet vetëm kur përballet me dhimbje dhe nevojë. Ajo ka nënvizuar se zgjedh të jetë pranë qytetarëve, duke e konsideruar solidaritetin si forcën më të madhe të shoqërisë.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈