Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në Drenas ndërsa viktima është një e mitur.Policia ka njoftuar se vetë e mitura ka raportuar rastin e ngacmimit seksual ndaj një personi të dyshuar i cili në bazë të raportit ka qenë me probleme shëndetësore mendore.Në lidhje me këtë ngjarje, e mitura ka pranuar edhe tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Policia ka njoftuar edhe prokurorinë në lidhje me ngjarjen dhe me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ngjarja që u regjistrua më 09.01.2026 është iniciuar si ngacmim seksual.