Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve, kërkohet ndihmë urgjente

Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve, kërkohet ndihmë urgjente
👉 Shiko më shumë 👈

Si pasojë e vërshimeve të fundit, dy familje në Fushë Kosovë kanë mbetur pa strehim dhe po përballen me një situatë të rëndë sociale.
Sipas njoftimit të publikuar nga faqja lokale "Fushë Kosova Portal" këto familje kanë nevojë urgjente për dy banesa për qëndrim të përkohshëm, derisa të gjendet një zgjidhje afatgjatë.

Apelohet tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që kanë mundësi të ofrojnë strehim ose ndonjë formë tjetër ndihme emergjente, që të reagojnë sa më shpejt dhe të kontribuojnë në lehtësimin e kësaj gjendjeje

Çdo ndihmë konsiderohet e çmuar dhe e domosdoshme në këtë moment të vështirë, duke pasur parasysh nevojën urgjente për strehim dhe siguri për familjet e prekura.

Autoritetet dhe qytetarët ftohen të tregojnë solidaritet dhe humanitet për të ndihmuar këto familje që të kalojnë këtë situatë emergjente.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈