Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, ku një prind dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Burime të besueshme bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 18:00, kur njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informacionit për incidentin.
I dyshuari B.H. është shoqëruar në stacion policor, ndërsa viktima B.S. është dërguar në QKMF-Skenderaj për tretman mjekësor, ku sipas mjekut kujdestar lëndimet janë cilësuar të lehta.
Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur përderisa viktima ishte duke qëndruar tek familja e prindërve pasi bashkëshorti i saj ndodhej jashtë vendit. Pas një mosmarrëveshjeje familjare mes prindit dhe vajzës, dyshohet se prindi e ka goditur vajzën me shuplakë.
Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa personat e përfshirë, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.