Detaje nga aksidenti i rëndë në Slivovë: Një 8-vjeçare ndërron jetë në QKUK pas disa ditësh në gjendje kritike

Detaje nga aksidenti i rëndë në Slivovë: Një 8-vjeçare ndërron jetë në QKUK pas disa ditësh në gjendje kritike
👉 Shiko më shumë 👈

Burime të Gazetës X bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur më 03.01.2026, rreth orës 14:00, në rrugën Gjilan–Prishtinë, në hyrje të fshatit Slivovë.

Në aksident ishte përfshirë një automjet Mercedes, ngjyrë hiri, i drejtuar nga A.T., rreth 40-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime trupore. Në veturë ndodheshin edhe dy pasagjerë të mitur: J.T. rreth 9-vjeçare – e lënduar rëndë R.R.T., rreth 13-vjeçar – i lënduar.

Të tre të lënduarit ishin dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetime nga autoritetet kompetente.

Gazeta X mëson se më 10.01.2026, rreth orës 00:00, familja është njoftuar përmes autoriteteve shëndetësore se pasagjerja e mitur J.T., e cila ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv në QKUK, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti tashmë po trajtohet si aksident komunikacioni rrugor me fatalitet, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Gazeta X do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast tragjik.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈