Një gropë është hapur rishtazi në rrugën Obiliq-Prishtinë, rrugë kjo të cilën kohë më parë nuk e kishte pranuar teknikisht kryetari i kësaj komune, Halil Thaçi.
Thaçi kishte inspektuar nga afër rrugën në hyrje të Obiliqit më 16 dhjetor të vitit të kaluar.
Ku i kishte thënë kompanisë se nuk do ia pranonte teknikisht këtë rrugë për shkak të cilësisë jo të mirë të punimeve.