Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar në Maqedoninë e Veriut një person që ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë.
Personi i ekstraduar ishte arrestuar më herët nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. I dyshuari ishte i arratisur nga burgu, ku ishte duke vuajtur dënimin për veprën penale “Grabitje”.
“Procesi i ekstradimit është realizuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.