Von der Leyen: Duhet respektuar sovraniteti i Groenlandës dhe Danimarkës

Von der Leyen: Duhet respektuar sovraniteti i Groenlandës dhe Danimarkës
👉 Shiko më shumë 👈

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se i ka theksuar një delegacioni dypartiak nga Kongresi Amerikan “nevojën për të respektuar pa mëdyshje” sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës, gjatë një takimi të zhvilluar të hënën në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër.

Sipas saj, respektimi i sovranitetit është thelbësor për marrëdhëniet transatlantike midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. “Kjo është me rëndësi të madhe për marrëdhënien tonë transatlantike”, theksoi von der Leyen.

Ajo shtoi se, pavarësisht dallimeve, BE-ja mbetet e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në, NATO-n dhe aleatët e tjerë, në koordinim të plotë me Danimarkën, për avancimin e interesave të përbashkëta të sigurisë.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara lidhur me Arktikun dhe rolin strategjik të Groenlandës, duke e vendosur çështjen e sovranitetit në qendër të diskutimeve ndërkombëtare.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈