Poligoni “Reload” mohon aksionin policor: S’ka asgjë tek ne, nuk kemi asgjë për të deklaruar

Poligoni “Reload” mohon aksionin policor: S’ka asgjë tek ne, nuk kemi asgjë për të deklaruar
👉 Shiko më shumë 👈

Poligoni i qitjes “Reload” ka mohuar aksionin policor në objektin e tij.

Sinjali ka kontaktuar me përfaqësuesit e poligonit, të cilët kanë deklaruar se informacionet e publikuara janë të pavërteta dhe se nuk ka pasur aksion të policisë në poligonin e tyre.

“Edhe ne po i dëgjojmë lajmet prej portaleve, s’ka asgjë tek ne, nuk kemi asgjë për të deklaruar.”, tha përfaqësuesi i poligonit.

Nga ana tjetër, burime të sigurta kanë konfirmuar për Sinjalin se një aksion policor është duke u zhvilluar aktualisht në poligonin “Reload”. Sipas informacioneve, njësitë përkatëse të policisë janë zbarkuar në lokacion si pjesë e një hetimi që lidhet me dyshime për keqpërdorim të lejeve për armë. Gjatë aksionit, deri tani janë arrestuar katër persona, dhe pritet që autoritetet të dalin me detaje zyrtare pas përfundimit të operacionit.

Burime të besueshme konfirmuan se aksioni është ende në zhvillim e sipër dhe se policia po ndërmerr veprime operative për verifikimin dhe sigurimin e materialeve relevante për rastin. Sidoqoftë, deri tani, autoritetet nuk kanë ofruar asnjë deklaratë zyrtare lidhur me detajet e aksionit.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈