Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në orët e para të vitit 2026 kanë lindur trenjakë, tre djem, nga një nënë nga një familje nga komuna e Gjilanit.
Me këtë rast, Klinikën e Gjinekologjisë e ka vizituar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku i takoi nënën e foshnjave dhe familjarët e saj. Ai tha se ky ishte gëzim për të gjithë.