Qindra banorë të Podujevës kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për më shumë se 30 orë.
Ndërprerja ndikon kryesisht lagjet pranë hekurudhës, në zonën e njohur si “Çeshmja e Azemit”, si dhe një pjesë të rrugës “Lordi Bajron”.
Problemi lidhet me gypin e vjetër të ujit të pijshëm që furnizohet nga fabrika në Shajkoc, ku sipas raporteve, është ndalur furnizimi për këto zona, raporton RTK.
Banorët kanë protestuar pranë zyrave të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, njësia në Podujevë, por sipas tyre, asnjë zyrtar nuk ka dhënë shpjegime për ndërprerjen e ujit.