Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Grabovc i Poshtëm, i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:50.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti konfirmoi se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”