Ruben Amorin nuk do të jetë më trajner i Manchester Unitedit.
Portugezi 40-vjeçar tashmë është informuar për vendimin nga ana e bordit të klubit.
Darren Fletcher pritet të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm.
Kujtojmë se dje Manchester United barazoi në udhëtim ndaj Leeds United me rezultat 1-1.
‘Djajtë e Kuq’ aktualisht pozicionohen në vendin e 6-të në tabelën e Premierligës, tre pikë prapa rivalit të përbetuar Liverpool që mban vendin e 4-të.