Prokuroria kërkon paraburgim për ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku
👉 Shiko më shumë 👈

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër të pandehurve që u arrestuan dje gjatë bastisjeve në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër dy ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).

Ata dyshohen për keqpërdorime që i kanë shkaktuar dëme byrosë në vlerë mbi 1 milion euro.

Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prizren të caktojë masën e paraburgimit për ish-drejtorin ekzekutiv të BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtorin e Financave, Valon Berisha, si dhe Florent Sylajmani, dhe Ylli Collaku.

Ndërkaq, për 35 të pandehurit e tjerë, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës ‘Paraqitja në Stacion Policor’ dhe’ Ndalimin’ për t’iu ofruar vendit ose personit të caktuar.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka caktuar seancën dëgjimore në ora 16:00, tha Gjykata Themelore e Prizrenit në një komunikatë për mediat.

Pas përfundimit të kësaj seance, gjykata tha se do të njoftojë publikun me vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈