Presidenti i Kolumbisë kërcënon Trumpin me ‘luftë’ pas deklaratave të tij të fundit

Presidenti i Kolumbisë kërcënon Trumpin me ‘luftë’ pas deklaratave të tij të fundit
👉 Shiko më shumë 👈

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka deklaruar se është i gatshëm të “marrë sërish armët” nëse do të jetë e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin e vendit nga kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një postim të publikuar herët në mëngjes në platformën X, Petro – ish-luftëtar gueril i Lëvizjes M-19 – ka thënë se megjithëse ka premtuar të mos prekë më armë pas marrëveshjes së paqes të vitit 1989, do ta bëjë këtë për hir të atdheut.

“Edhe pse nuk kam qenë ushtar, e njoh luftën dhe klandestinitetin. Jam betuar të mos prek më armë që nga marrëveshja e paqes e vitit 1989, por për hir të atdheut do t’i marr sërish armët që nuk i dua,” ka shkruar Petro, raporton CNN, përcjell gazetax

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈