Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë

Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë
👉 Shiko më shumë 👈

Burime të besueshme të Gazeta X, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më sot rreth orës 10:00, në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë.

Sipas këtyre burimeve, i dyshuari është Albi Nikoliqi.

Pas pranimit të informatës përmes rrugëve operative, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe, me pëlqimin e palës dhe kryefamiljarit, është kryer edhe bastisja e shtëpisë nga patrulla dhe njësia e hetimeve.

Megjithatë, gjatë bastisjes nuk është arritur të gjendet arma që ishte shfaqur në fotografinë e postuar.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku ka deklaruar se arma e publikuar në foto ka qenë plastike dhe se e ka humbur. Po ashtu, ai ka deklaruar se nuk e mban mend se kur është realizuar fotografia, as se kush ia ka bërë atë.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale e“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e hetimit.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈