Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vrasje në tentative”. Ngjarja ka ndodhur më 5 janar 2026, rreth orës 22:50, në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, ku janë raportuar të shtënat me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, disa persona janë plagosur dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Sipas ekipit mjekësor, dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdojnë trajtimin e mëtejshëm.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar disa persona të përfshirë në rast, por njëri nga të dyshuarit është ende në arrati:
Emri: Egzon Besim Reshani
Data e lindjes: 05/07/1992
Adresa: Rr. Shkelzen Dragaj, nr. 10, Prizren
Policia apelon tek qytetarët për bashkëpunim dhe kërkon që çdo informacion lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit të raportohet menjëherë në numrin 192, në stacionet e policisë në Kosovë, ose përmes rrjeteve sociale të Policisë së Kosovës.