Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja

Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja
👉 Shiko më shumë 👈

Sipas informatave që Gazeta X ka mësuar nga burime të besueshme, rasti është raportuar më 14.01.2026 rreth orës 10:30 nga pronarja e shtëpisë, L. K, e cila ka njoftuar Policinë se në objektin e saj kishte vërejtur dëmtime në një roletë dhe në dritare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, krim-teknika dhe hetuesia, ku pas këqyrjes është konstatuar se një predhë dyshohet të ketë depërtuar fillimisht në roletë, më pas në xhamin e dritares dhe ka përfunduar në murin e brendshëm.

Brenda dhomës është gjetur edhe një predhë me kalibër ende të panjohur, e cila është sekuestruar si provë materiale.

Sipas të dhënave, shtëpia në fjalë është e pabanuar pasi është në proces renovimi, ndërsa ankuesja ka deklaruar se që nga data 29.12.2025 nuk ka qenë në atë shtëpi, pasi jeton në Suharekë.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të përfshirë.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈