Në kërkim nga autoritetet lituaneze, arrestohet 39-vjeçari nga Kosova në Morinë

Në kërkim nga autoritetet lituaneze, arrestohet 39-vjeçari nga Kosova në Morinë
👉 Shiko më shumë 👈

Është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, shtetasi kosovar B. K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Lituanisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me DVP Kukës, gjatë kontrolleve të shtuara në hyrje dhe dalje të vendit, i cili po tentonte të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin shtetasi B. K.”, njofton Policia e Shtetit.

I arrestuari është, 39 vjeç, banues në Kosovë. Nga verifikimet e kryera dhe informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, ka rezultuar se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius.

“Gjykata e Vilniusit e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale ‘Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcënimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi dëmtim të rëndë shëndeti”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet lituaneze, po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 39-vjeçarit drejt Lituanisë.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈