Lipjan: Qentë e tij dëmtojnë dy krerë dhi- policia i gjen të dyshuarit armë pa leje dhe veturë që s’është regjistruar nga 2021

Lipjan: Qentë e tij dëmtojnë dy krerë dhi- policia i gjen të dyshuarit armë pa leje dhe veturë që s’është regjistruar nga 2021
👉 Shiko më shumë 👈

Sipas njoftimit policor, më 28 dhjetor 2025 në stacionin policor në Shtime është raportuar rasti i dëmtimit të pronës, ku dy krerë bagëti (dhi) janë dëmtuar nga qentë e një personi të dyshuar, për të cilin po ashtu ishte raportuar se posedonte armë gjuetie.

Pas veprimeve hetimore, më 4 janar 2026 policia ka dalë në vëzhgim në fshatin Pjetërshticë, ndërsa rreth orës 10:00 i dyshuari është hasur në fshatin Krojmir të Lipjanit. Pas identifikimit, ai ka pranuar veprat dhe ka deklaruar se posedonte armë gjuetie pa leje, e cila është konfiskuar nga policia.

Gjatë kontrollit, është konstatuar se automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari nuk ishte i regjistruar që nga viti 2021. Automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe është iniciuar procedurë penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pronës”.

I dyshuari B.O. (36 vjeç) është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈