Ish-basketbollisti Granit Rugova ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e kryetarit të klubit të basketbollit “Prishtina”.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rugova shkroi se vendimi i tij nuk është për ambicie personale, por për t’i dhënë klubit përvojën, njohuritë dhe energjinë e tij për ta menaxhuar në mënyrën më të mirë.
“E ndiej obligim moral të marr përgjegjësi dhe ta shpreh hapur vullnetin tim për të pretenduar për pozicionin e kryetarit të klubit të zemrës. Jo për ambicie personale, por sepse besoj se kam njohuritë, përvojën dhe energjinë për ta menaxhuar mirë klubin dhe, bashkë me PLISAT, qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë dashamirësit e klubit, ta cojmë klubin aty ku e meriton”, shkruan Rugova.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot, e ndiej obligim moral te marr pergjegjesi dhe ta shpreh haptas vullnetin tim per te pretenduar per poziten e kryetarit te klubit te zemres. Jo per ambicie personale, por sepse besoj se kam njohurite, pervojen dhe energjine per ta menaxhuar mire klubin dhe, bashke me PLISAT, qytetaret e PRISHTINES dhe te gjithe dashamiret e klubit, ta cojme klubin aty ku e meriton.
PRISHTINA ka qene pjese e pa ndarshme e jetes time qe nga pas lufta. Ne kete klub jam rritur si basketbollist, si sportist dhe si njeri. Kam perjetuar fitore, sfida dhe momente historike qe me kane mesuar cfare do te thote pergjegjesia ndaj fanelles dhe qytetit.
Pas karrieres si lojtar, vazhdova kontributin tim ne udheheqjen e sportit, ne Federaten e Basketbollit te Kosoves dhe me pas si Drejtor i Sportit ne Komunen e Prishtines. Kjo pervoje me ka dhene nje pamje te qarte se si duhet te udheheqet nje klub i madh, me vizion, stabilitet dhe transparence.
Prishtina nuk eshte thjesht klub sportiv.
Eshte identitet i kryeqytetit.
Eshte krenari qytetare.
Kjo eshte thirrje per bashkim.
Per pune te ndershme.
Per vizion te qarte.
Per PRISHTINEN.
Kthimi ne rrugen fitoreve dhe kupave 🏆.
Bashke mundemi dhe do t’ja dalim