Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek

Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek
👉 Shiko më shumë 👈

Burime të Gazetës X bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 16:00, në rrugën “Mehdi Morina”, në lagjen Dukagjini në Klinë.

I dyshuari në këtë rast është Qazim Zogaj, rreth 22 vjeç.

Sipas informatave, njësiti policor që ishte i angazhuar në kuadër të planit operativ “Parandalimi i posedimit, konsumimit dhe shitblerjes së substancave narkotike 2025”, gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz të tipit “Wolter Professional 9mm”, si dhe një fishek në karikator, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje.

Pas identifikimit të armës, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë, ku edhe është intervistuar.

Arma, së bashku me karikatorin dhe fishekun, është sekuestruar dhe është dokumentuar si provë materiale në procedurë.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈