Burime të Gazetës X bëjnë me dije se ankuesi N.R (1953) është paraqitur më 08.01.2026 në stacionin policor, duke raportuar se një ditë më parë, rreth orës 16:00, kishte parkuar veturën e tij VW Golf 2, ngjyrë e kaltër, në garazhin e shtëpisë së tij në fshatin Ponesh.
Sipas deklarimit të tij, më 08.01.2026, rreth orës 07:00 të mëngjesit, ai ka vërejtur se vetura nuk ndodhej më në garazh, duke dyshuar se e njëjta ishte vjedhur nga persona ende të panjohur.
Vlera e veturës së vjedhur, sipas ankuesit, kap shumën rreth 2 mijë euro.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Vjedhje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Gazeta X do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja rreth këtij rasti.