Zjarrfikësit e Gjakovës kanë ndërhyrë dhe kanë fikur flakët që kishin kapluar një shtëpi në qytet.Ngjarja ka ndodhur sot, më 04.01.2026, rreth mesditës, në rrugën “Qazim Lleshi” në Gjakovë.Zjarrfikësit thanë se kanë ndërhyrë me sukses dhe kanë fikur zjarrin që kishte përfshirë një shtëpi banimi në Gjakovë.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar dhe dëmet ishin vetëm materiale, ku u përfshi kati i dytë i objektit”
Gjakovë, një shtëpi përfshihet nga flakët, ndërhyjnë Zjarrfikësit