Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë

Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë
👉 Shiko më shumë 👈

Burime të besueshme të Gazeta X, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më sot rreth orës 11:00, në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.

Sipas këtyre burimeve, pas pranimit të videos, Sektori Rajonal i Hetimeve – Gjakovë ka vepruar menjëherë dhe, me udhëzimet e Prokurorit të Shtetit, ka arrestuar të dyshuarin Eni Haxhikardija.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe, në prani të avokatit mbrojtës, sipas burimeve, e ka pranuar veprën, ndërsa me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈