Burime të Gazetës X bëjnë të ditur se më 13.01.2026, njësiti policia ka ndaluar për legjitimim personin Dren (Afrim) Gashi rreth 30 vjeç, i cili gjatë verifikimit në sistem ka rezultuar se ishte në kërkim policor lidhur me veprën penale “Vjedhje”.
Sipas informacioneve, i dyshuari është intervistuar në Polici, pasi dyshohet se ka kryer tri (3) vjedhje në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme.
Gjatë intervistimit, atij i janë prezantuar edhe video-incizimet e siguruara nga hetimet, ku sipas burimeve, i dyshuari i ka pranuar veprat penale.
Me vendim të prokurorisë, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.