Arratisja e tre personave pas plagosjes në Pejë: Si mbeti vetura në vendin e ngjarjes, gazetax.com sjell detaje të reja

Arratisja e tre personave pas plagosjes në Pejë: Si mbeti vetura në vendin e ngjarjes, gazetax.com sjell detaje të reja
👉 Shiko më shumë 👈

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me plagosjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Burime të gazetax.com bëjnë të ditur se në momentin e ikjes nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë qenë tre persona në një veturë. Sipas të njëjtave burime, gjatë tentativës për t’u larguar, atyre u ka rënë çelësi i veturës, gjë që ka bërë që automjeti të mbetet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, hetimet për rastin e plagosjes janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare lidhur me identitetin e të dyshuarve apo motivin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Insajderin se hetimet janë në zhvillim.

“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, ndërkohë që po punohet intensivisht për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Nikçi.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈