Në ndeshjen debutuese të trajnerit Alvaro Arbeloa, “Los Blancos” pësuan humbje në 1/8 e finales, nga Albacete, ku pësoi humbje me rezultat 3:2.
Javi Villar ishte ai i cili i dha epërsinë Albacetes në minutën e 42-të.
Gëzimi i tyre zgjati pak, pasi Franco Mastantuono barazoi shifrat në 45+3, dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim 1:1.
Por, Albaceta nuk e la me kaq, ku në fund të ndeshjes realizoi dy gola të tjerë.
Jefte Betacor riktheu epërsinë në minutën e 82-të.
Drama nuk u ndal këtu, pasi Gonzalo Garcia barazoi edhe njëherë shifrat në 90+1.
Por, Betancor ishte heroi i Albacetes, ku sulmuesi spanjoll shënoi golin e dytë personal dhe të fitores, në 90+4.