Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se gjatë një dite në vendin tonë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku.
Sipas statistikave të PK-së, 26 aksidente janë me dëme materiale ndërsa 22 aksidente me të lënduar.
Kurse janë shqiptuar 1,316 gjoba, janë arrestuar 15 persona, 14 janë dërguar në mbajte dhe një në vuajte të dënimit./Gazetax.com