Zbardhet vjedhja e rëndë në autolarjen në Mazgit, në pranga 6 të dyshuar – 4 prej tyre të mitur

Zbardhet vjedhja e rëndë në autolarjen në Mazgit, në pranga 6 të dyshuar – 4 prej tyre të mitur
👉 Shiko më shumë 👈

Gazeta X mëson ekskluzivisht se është zbardhur rasti i vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur në autolarjen “Giza” në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku disa persona kishin thyer arkën e biznesit dhe kishin marrë para.

Sipas burimeve të besueshme, të afërta me hetimin, ngjarja kishte ndodhur më 09.01.2026, rreth orës 08:30, kur ishte raportuar se persona të panjohur, duke përdorur forcë, e kishin thyer kasën dhe kishin marrë një shumë parash prej 100 deri në 200 euro.

Pas veprimeve hetimore dhe operative, më 15.01.2026 janë identifikuar dhe shoqëruar fillimisht dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast. Të njëjtit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në mbajtje.

Dje, më 16.01.2026, rreth orës 16:20, pas një hetimi intensiv, janë identifikuar edhe katër të dyshuar të tjerë, duke e çuar numrin total të personave të përfshirë në gjashtë.

Dy nga të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit dhe janë ndaluar për 48 orë

Dy të tjerë, të mitur, janë intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës, dhe janë ndaluar për 24 orë.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe rolit të secilit të përfshirë.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈